Duhet theksuar qe qellimi i kesaj faqeje informative eshte te sjelle te verteten mbi ushtrine tone dhe te pergenjeshtroje informacionet e shkruara ne forumet e huaja.
Ka ndodhur shpesh qe neper forume dhe faqe te ndryshme interneti te shkruhen informacione ne lidhje me historine e forcave ushtarake. Kjo, jo vetem ne faqe Shqipetare, por dhe te huaja si: Greke apo Italiane, ku per fatin e keq jane shkruar informacione krejtesisht te gabuara, per te mos thene eshte keqinterpretuar e verteta ne lidhje me ushtrine Shqipetare te viteve 1951-1990. Faktet dhe historia e meposhtme jane shume te sakta. Eshte e rendesishme, qe ne si Shqipetare te dime te zgjedhim me kujdes se cilet burime infromacioni te besojme per te njohur te verteten. (Faktet vijojne si me poshte)
Operacionet e para luftarake tė FASH u ndėrmorrėn nga Regjimenti kundėrajror "Ali Demi". Nė Gusht tė vitit 1948 njėsitė KA goditėn dhe rrėzuan njė avion Grek tė tipit "Spitfire" qė kishte shkelur hapėsirėn ajrore Shqiptare pėr mision spiunazhi. Avioni Grek u shkatėrrua dhe piloti u gjet i vdekur. Nė Gusht tė vitit 1949 njėsitė KA tė po kėtij Regjimenti goditėn dhe rrėzuan njė avion tjetėr Grek gjatė Provokacioneve tė gushtit. Avioni Grek, i dėmtuar nga zjarri KA, u detyrua tė ulej nė fushė ku u kap nga njėsitė luftarake Shqiptare. Piloti Grek u kap dhe u burgos si rob lufte.
Njėsitė fluturuese tė FASH panė aksionin e parė luftarak tė tyre nė vitin 1957. Mė 23 Dhjetor tė kėtij viti, njė avion luftarak Amerikan i tipit T-33 shkeli hapėsiren ajrore Shqiptare. Dy avionė tė tipit MiG-15 u ngritėn nga baza ajrore e Kuēovės, tė pilotuar nga Anastas Ngjela dhe Mahmut Hysa. Avioni Amerikan u rrethua dhe u detyrua tė ulet nė pistėn e pambaruar tė aeroportit tė Rinasit. Avioni u sekuestrua dhe piloti Amerikan u kap rob. Piloti Amerikan u lirua mė 11 Janar 1958, ndėrsa avioni u vendos nė muzeun e kėshtjellės sė Gjirokastrės, ku ndodhet edhe sot.
Mė 31 Dhjetor tė po kėtij viti, vetėm disa ditė mė vonė nga ky incident, njė avion tjetėr i huaj shkeli hapėsirėn ajrore Shqiptare. Ky ishte nje avion transporti i tipit DC-7 i Independent Air Travel qė po fluturonte nga Gjermania drejt Singaporit. Dy avionė tė tipit MiG-15 u lėshuan pėr ta kapur. Transportuesi u rrethua dhe u detyrua tė ulej nė aeroportin e Kuēovės.Tė 5 pilotėt dhe avioni civil u liruan mė pas mė 4 Janar 1958 mbasi u vendos qė ishte vetem nje gabim navigacioni. Mė 31 Dhjetor 1958, njė avion tjetėr i huaj u kap nga avionėt reaktivė tė bazės sė Kuēovės. Ky ishte njė C-54D "Skymaster" qė pėrdorej nga CIA pėr tė transportuar armė nė Indonezi. Avioni u detyrua tė ulej nė bazėn e Kuēovės, dhe mė pas pilotėt dhe avioni u liruan pėr t'u kthyer nė Angli.
Nė 21 korrik 1967 njė incident i rėndė ndodhi mbi hapėsirėn ajrore Shqiptare. Njė avion jugosllav i tipit F-84 "Thunderjet", i armatosur me rraketa tė paderjtuara dhe bomba, shkeli hapėsirėn ajrore tė Shqipėrisė nė afėrsi tė Dibrės duke fluturuar nė drejtimin Peshkopi-Martanesh-Tiranė. Avioni jugosllav me numėr regjistrimi 17 ishte i dislokuar nė aerodromin ushtarak tė Zemunit, rreth 15-20 km nė veri-perėndim tė Beogradit. Avioni pilotohej nga Boidar Vojevic dhe detyra e tij ishte tė fluturonte pėr nė aerodromin ushtarak tė Kumanovės, Maqedoni, ku do tė merrte pjesė nė stėrvitje. Shėrbimet e radarit nuk arritėn tė diktonin shkeljen e hapėsirės ajrore tė Shqipėrisė pėr shkak se avioni jugosllav fluturonte ulėt duke ndjekur relievin. Avioni u diktua vetėm kur ai iu afrua bazės sė Forcave Ajrore nė Rinas. Pilotė tė gatshėm ishin Koēo Biku dhe Roland Sofroni. 3 avionė reaktivė tė tipit MiG-19, tė komanduar nga pilotėt Koēo Biku, Mahmut Hysa dhe Gėzdar Veipi, u ngriten nga baza ajrore e Rinasit pėr tė interceptuar avioni jugosllav. Avioni Jugosllav u rrethua dhe u detyrua tė ulej nė aerodromin e Rinasit. Mbas uljes piloti jugosllav deklaroi de ai kishte humbur orientimin gjatė fluturimit. Avioni dhe piloti u kthyen nė Jugosllavi mbas njė marrėveshjeje mes Shqipėrisė dhe Jugosllavisė.
Disa incidente dhe operacione luftarake tė tjera u kryen mbi Shqipėri nė vitet 60-70, pėr tė cilėt nuk dihet shumė. Nė vitet 60, dy avionė tė Forcave Ajrore Italiane tė tipit F-84 "Thunderjet" u Afruan Aeroportit Rinasit Por U Azgjesuan Nga Kunder Ajroret . Nė vitet 70, njė avion i vogėl civil Grek u kap mbi Vlorė nga njė MiG-15. Ai u detyrua tė ulej nė pistėn ajrore tė Vlorės, ku piloti, njė shtetas Grek, u arrestua.
Gjithashtu, nė fund tė viteve 70 njė avion Shqiptar i tipit MiG-21F-13 gabimisht shkeli hapėsirėn ajrore Jugosllave gjatė njė stėrvitjeje. Avioni Shqiptar, i pilotuar nga Luto Sadikaj, u kap nga 2 avionė Jugosllavė tė tipit MiG-21. Avioni Shqiptar u rrethua dhe u detyrua tė ulej nė njė aerodrom nė Kosovė. Por piloti Shqiptar, nė momentin kur avioni bėri kontakt me pistėn e aerodromit, e futi nė forsazh avionin dhe u ngrit pėrsėri, duke lėnė prapa dy avionėt Jugosllavė qė tashmė kishin hapur parashutat e frenimit. Luto Sadikaj iu drejtua Shqipėrisė me shpejtėsi tė madhe dhe u kthye nė atdhe. Fatkeqsisht, Sadikaj vdiq nė njė aksident me po tė njėjtin avion nė vitin 1982. Qė nga viti 1948, njėsitė KA dhe ajrore tė FASH kanė arritur 8-9 fitore kundėr avionėve tė huaj mbi hapėsirėn Shqiptare pa pėsuar humbje. Ky fakt flet pėr aftesitė operacionale dhe gatishmėrinė e lartė tė pilotėve tė FASH.