Aviacioni Luftarak Shqiptar është krijuar
pas Luftës së Dytë Botërore dhe
data zyrtare e krijimit të tij është
24 prilli i vitit 1951. Edhe vëzhgimi i Hapësirës
Ajrore është institucionalizuar pas luftës.
Me 14 shkurt të vitit 1947 është krijuar
kompania e VAIN-it për vrojtimin e Hapësirës
Ajrore dhe informimin për objektet e zbuluara.
Mbrojtja Kundër Ajrore, Aviacioni Luftarak dhe
repartet e Vëzhgimit të Hapësirës
Ajrore pavarëisht nga format organizative të
ndryshme në vite kanë qënë gjithënjë
të lidhura e në bashkëpunim të ngushtë
me njëra tjetrën, por edhe me lidhje varësie
e strukturore të ndryshme me njëra tjetrën
në vite. Mbrojtja Kundër Ajrore pati një
zhvillim të madh për kohën në vitet
60-70. Në vitet 1954-1955 ajo u pajis me bateri
KA 85 mm e mjete radioteknike më të sofistikuara.,
ndërsa në vitet 1957-1958 u pajis me bateri
57 dhe 100mm. Ne vitet 1959-1969, ne armatim futen edhe
raketat e drejtuara, topat AKA 37 mm, topat 57mm dhe
100mm me drejtim automatik, mitralozet 14,5mm me kater
tyta, dhe me radare te zbulimit te larget, te mesem,
te afert. Rregjimenti i Raketave te Drejtuara Kunderajrore
qe konsiderohej si krenarie e kesaj arme eshte krijuar
me 6 dhjetor te vitit 1968. Ne vitet '70 kishte 22 regjimente
te AKA, 18 batalione mitraliere AKA, qe llogarisnin
rreth 6 gryka zjarri per çdo kilometer te frontit.Grupimi
i parë i avionëve luftarak është
bërë në Tiranë në vitin 1951,
ku bënin pjesë avionë PO-2 dhe JAK-18.
Reparti i parë i Aviacionit Reaktiv është
krijuar në vitin 1955 në Kuçovë
dhe kishte në përbërje të tij avionë
MIG-15. Në vitin 1957 krijohet Reparti Transportit
Ushtarak në Tiranë, i cili kishte në
përbërjen e tij avionë Po-2, JAK-18 dhe
helikopterë MI-1 e MI-4.Në vitin 1962 Regjimenti
I Aviacionit në Rinas, i cili kishte në përbërjen
e tij një skuadrile me Avionë MIG-19 dhe një
skuadrile me avionë MIG-17. Po në vitin 1962
krijohet edhe Shkolla e Aviacionit.
Në vitin 1967 krijohet Regjimenti i Helikopterëve
që numëronte mbi 30 helikopterë të
rinj MI-4 në parkun e tij. Në vitin 1974 krijohet
Regjimenti i Gjadrit, i cili ishte i pajisur me avionë
MIG-21 dhe MIG-19 përveç disa avionëve
mësimorë MIG-17 e MIG-15 për trenerim.Në
vitet '70 Aviacioni Luftarak kishte në efiçensë
të plotë mbi 70 avionë MIG-19 dhe 12
avionë MIG-21, një skuadrile luftarake me
MIG-17 dhe shumë avionë luftarakë-mësimorë
të tipit MIG-15. Pjesë e parkut ushtarak të
avionëve ishin edhe katër avionë transporti
IL-14, të cilët shërbenin si avionë
për transport qeveritar apo për studime ushtarake
e gjeografike. Në Tiranë, në Aerodromin
e Laprakës ishin të dislokuar edhe 12 avionë
transporti të lehtë AN-2 që shërbenin
për transport trupash dhe në ndihmë të
ekonomisë. Në Shkollën e Lartë të
Aviacionit në Vlorë, veç avionëve
realktivë MIG-15 kishte gjithashtu edhe dy skuadrile
me avionë me helikë JAK-81, të cilët
shërbenin për përgatitjen e pilotëve
në vitin e parë të kuëlifikimit
si pilot. Në Regjimentin e Rinasit kishte gjithashtu
edhe një avion bombardues të lehtë tip
IL-28. Në vitet 70-80 niveli i programimit të
fluturimeve ishte intensiv dhe sasia e fluturimeve për
çdo pilot e avion ishte i standarteve e kërkesave
të larta. Vetëm gjatë vitit 1973, në
Regjimentin e Rinasit u kryen 1383 orë fluturimi.
Pas viteve 2000, në Forcat Ajrore ka filuar prurja
e teknikës fluturuese Perëndimore. Në
prill të vitit 2001 erdhën helikopterët
e parë AB-206, ndërsa me 26 nëntor 2003
është kompletuar një skuadrilje e tillë.
Me 24 prill 2004 erdhi helikopteri i parë AB-205
dhe në qershor 2004 ka ardhur edhe një tjetër.
Mbrojtja Kundër Ajrore dhe Aviacioni janë
"takuar e ndarë" disa herë nga forma
organizative, por bashkëpunimi i tyre ka qënë
gjithënjë i pashkëputur. Në fillimet
e saj, Arma e Aviacionit ka qënë pjesë
e Komandës së Mbrojtjes Kundër Ajrore,
gjë që ka vazhduar deri në vitin 1974-për
t' bashkuar përsëri në Forcat e Mbrojtjes
Ajrore në vitin 1995.Komandanti i parë i Aviacionit
ka qënë zoti Edip Ohri, i cili e ka komanduar
atë deri në vitin 1974. Nga viti 1975 e deri
në vitin 1995, komandantë të Aviacionit
kanë qënë Bardhyl Taçi, Klement
Aliko, Perlat Binaj.